Haxhiu: Të hënën seancë e Kuvendit për Hagën, nuk ka pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dhënë sqarime lidhur me mungesën e një seance të jashtëzakonshme pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Haxhiu tha se deri më tani nuk ka pasur kërkesë zyrtare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, duke iu referuar Rregullores së Punës së Kuvendit.

banner

Ajo njoftoi gjithashtu se seanca e radhës do të mbahet të hënën dhe se në rend dite pritet të përfshihet edhe një deklaratë e përbashkët e Kuvendit lidhur me procesin në Hagë.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës të mbahet të hënën, në orën 11:00, me pikla të rëndësishme të rendit të ditës. Së pari me btimin e deputetëve të rinj, pastaj me miratimin e një deklarate që lidhet me procesin ën Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Jemi dakorduar që paraprakisht të mos vendosen deputete para një akti të kryer, mirëpo që të kontribuojmë në draftimin e kësaj deklarate. Të jetë një qëndrim i Kuvendit. Deklaratat nuk kanë peshë juridike, por të jetë një qëndrim i Kuvendit”.

Haxhiu ka mohuar se ka refuzuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, duke thënë se një kërkesë e tillë nuk i është dorëzuar dhe se kompetencat e saj përcaktohen nga rregullorja.

“Po ashtu, në raport me këtë, më lejoni që të sqaroj që janë bërë kritika pse nuk kam thirrur një seancë pas vendimit të Hagës. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme. Sipas rregullores, kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy