Shaqir Totaj flet për Donika Gërvallën, ka një mesazh për të

by Nexhat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Totaj, në emisionin “Kosova Live” në T7, tha se nuk dëshiron të rikthehet te veprimet dhe deklarimet e mëhershme të Gërvallës, por theksoi se pret që Ministria e Drejtësisë të deklarohet për mënyrën se si do të veprojë nga tani e tutje.

banner

Sipas tij, kjo çështje është e nivelit kombëtar dhe shtetëror dhe nuk duhet të lihet anash.

“Do të ishte mirë dhe e arsyeshme që Ministria e Drejtësisë të deklarohet dhe të tregojë se si do të sillet nga tash e tutje, sepse kjo çështje është e nivelit kombëtar, shtetëror”, tha Totaj.

Deklaratat e tij vijnë në ditën kur në Prizren është paralajmëruar protestë në mbështetje të UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy