Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, pas seancën ku u miratua Deklarata e Përbashkët e Kuvendit kundër vendimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së, ka folur edhe për një çështje që sipas tij po injorohet në situatën në të cilën ndodhet Kosova.
Tahiri tha se më 6 tetor deputetët, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, nëse s’ka seriozitet në procesin për zgjedhjen e presidentit.
“Po e shoh që ka njëfarë injorimi të një situate shumë reale. Burra dhe gra deputetë, më 6 tetor, ne ose shkojmë në zgjedhje ose vazhdojmë me rregullimin shtetëror, me këtë zotim ose të tjera
Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që mos të flasim për problemet reale në Kosovë. Na ka hyrë debati kush është më patriot e kush shpiun, kush po qan më shumë, kush po qet lot krokodili më shumë”, u shpreh ai.
Tahiri tha se Kosovës i duhet seriozitet dhe reflektim, gjë që, sipas tij s’po shihet,
“Ka nevojë për seriozitet, ka nevojë për reflektim, për shkak se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës se çka ka ndodhur më 16 shtator. Shoh vazhdimësi të një situate që po na përsëritet”.

