Qytetarët mblidhen në shesh në natën e 13 të protestës kundër aktgjykimit të Speciales

by Nexhat

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër verdikit të Gjykatës Speciale që dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Kjo është nata e 13 rresht që protestohet në sheshin “Skenderbeu”, nga ora 21:00.

banner

Organizatorët kanë thënë se protestat do të vazhdojnë.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës sot miratoi një deklaratë të përbashkët, e cila kaloi me 99 vota.

Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

Por, protestuesit vazhdimisht po kërkojnë veprime më konkrete.

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan së bashku me 81 vjet burgim, më 16 shtator.

Aktgjykimi i shkallës së parë mund të apelohet dhe këtë e kanë paralajmëruar pikërisht avokatët.

Ndërkaq, PDK-ja po kërkon që të votohet ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy