Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin “Rubikon” se Kosova duhet ta ndryshojë mënyrën e qasjes dhe komunikimit lidhur me luftën për liri.
“Punët tona duhet me i kry pak më ndryshe. Goxha më ndryshe. Shpresoj që kemi me dalë prej kësaj situate, nuk dilet për një ditë apo një javë”, tha Gjini,
Ai theksoi se duhet të punohet për ta përcjellë në botë atë që e cilësoi si “tregimin e vërtetë të luftës sonë për liri”, pa e zmadhuar apo hiperbolizuar atë.
“Vetëm me tregu të vërtetën. Atë të vërtetë duhet me tregu në atë mënyrë që me e lexu bota, jo ne”, u shpreh Gjini në Klan Kosova.

