Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se duhet të votohet ndryshim-ligji i Gjykatës Speciale.
Ai tha se nuk është ide e mirë që të zhbëhet Gjykata Speciale.
Tutje, ai tha se në këtë drejtim Albin Kurti mund të bëjë diçka, por ai shtoi se “Kurti po frikësohet nga protestat”.
“Që dy javë protesta është duke u rrit, kur thotë Albulena Haxhiu jo në emrin tim, nuk e di apo e nisim fushatën zgjedhore, apo e ka prej tutës së kësaj”, ka deklaruar Syla
“Votimi i ligjit është e vetmja mënyrë dhe apeli e vetmja rrugë që e kemi. Me rrëzu gjykatën speciale i bjen sikur po luajmë me refer, tash hajde edhe një lojë pa refer”.
“Problemi vjen a don Albin Kurti, a do Albulena Haxhiu, se spo di ajo apo fol për zgjedhje, apo nuk e ka përnimë”.
“Unë mendoj që Albin Kurtin po e frikësojnë këto protesta, sepse ai këtë masë e sheh si votuese”, ka thënë ai.

