Nagavci: PDK ka ndërmarrë iniciativë të nxituar për Dhomat e Specializuara

by Nexhat

E ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin” nga Kosova, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, foli për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe situatën politike në Kosovë, ku kanë mbetur edhe shtatë ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Nagavcit, në një moment të tillë është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë punën me përgjegjësi të plota dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Ajo u shpreh se zgjidhja duhet të jetë gjetja e një kandidati konsensual për president, në mënyrë që institucionet e Kosovës të vijojnë funksionimin normal.

banner

Nagavci kritikoi gjithashtu nismën e PDK-së për projektligjin lidhur me Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar të nxituar dhe duke argumentuar se një çështje e tillë duhet të trajtohet përmes bashkëpunimit dhe një strategjie të përbashkët shtetërore.

“Kryeministri Kurti, që pas certifikimit të rezultateve, ka ftuar kryetarët e partive të tjera, të cilët janë takuar disa herë. Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi rezultat konkret. Ne kemi qenë në marrëveshje me zotin Abdixhiku për Bekim Sejdiun për president, një profesionist i vlerësuar, një ish-diplomat. Nëse do të ekzistonte vullneti i deputetëve për ta mbështetur, ai do të ishte i gatshëm të vazhdonte për t’u bërë pjesë e votimit. Por, në situatën aktuale ku ndodhet vendi, ku po përballemi me një vendim të padrejtë të Gjykatës së Dhomave të Specializuara, është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë punën me përgjegjësitë e veta e të plota dhe të shmangin zgjedhjet e reja. Sa i përket projektligjit lidhur me Dhomat e Specializuara, në momentin që kryetarja e Kuvendit ka pranuar projektligjin e PDK-së, e ka dërguar për opinion në qeveri në bazë të procedurës. Deputetët që kanë iniciuar këtë projektligj, me në krye kryetarin Hamza, njoftimin e kanë bërë në një konferencë pa diskutuar me deputetët e tjerë. Ajo që është më shqetësuese, nga sa kemi parë nga deklaratat publike të vetë deputetëve të PDK-së, ata nuk e kanë diskutuar as me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë. Pra, ndërkohë është tejet e rëndësishme që të veprojmë të unifikuar me strategji shtetërore për këtë vendim të padrejtë. Ne kemi këtë iniciativë të nxituar të PDK-së, të cilët janë të vetëdijshëm që vetëm shtatë ditë na ndajnë nga afati që Kushtetuesja e ka caktuar, që duhet të kemi president nga institucionet. Në një projektligj që as nuk u është ndarë deputetëve, është e padrejtë që për ditë të tëra të shqyrtohet një projektligj kaq i rëndësishëm, që do të duhej të shqyrtonte situatën ku ne jemi. Ne, fatkeqësisht, kemi pasur dhe në të kaluarën insistime, imponime kur u votua ligji për Dhomat e Specializuara dhe së paku kjo do të duhej të ishte mësim i mirë që të mos vazhdonim në të njëjtën mënyrë. Deputetëve duhet t’u jepet koha e nevojshme për të shqyrtuar projektligjin. Hamza duhet të diskutojë me kryeministrin Kurti, pasi ne e kemi vullnetin për të adresuar këtë vendim të gjykatës. Por është e panevojshme dhe e dëmshme për vendin dhe katër ish-krerët e UÇK-së që të mundohemi që, për arsye partiake, shkaqe protagonizmi, të ndërmarrim veprime të përshpejtuara. etëvendosja qëndron në anën e drejtë dhe të duhur. Ju e dini që në vitin 2015, kur u miratuan ndryshimet që mundësuan krijimin e Gjykatës Speciale, ne e kundërshtuam fuqishëm në Kuvend dhe patëm diskutime me qytetarët dhe gjithçka që kishim në dorë e bëmë që të mos krijohej kjo gjykatë, dhe e menduam që ishte e padrejtë. Duhet të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme vendimi i Dhomave të Specializuara, në mënyrë bashkëpunimi, duke zgjedhur një president konsensual, që të gjitha institucionet të vazhdojnë punën në mënyrën e tyre normale. Vullneti i Vetëvendosjes ka qenë që 16 shtatori të na gjente me institucione me kompetenca të plota. Sikur të varej nga ne, do të kishim presidentin e zgjedhur dhe Kuvendin funksional. Vendimi i 16 shtatorit vetëm se përshpejton ose rithekson edhe një herë atë që kemi thënë dhe ditur, që duhet të shmangen një palë zgjedhje të reja, të cilat po ashtu s’do të sillnin diçka të re dhe as ndryshim në rezultate. Arsyeja se po përsëriten zgjedhjet është se kanë gjetur një mënyrë ligjore, duke mos votuar presidentin dhe duke na çuar në zgjedhje të reja”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy