Ndeshja Austri-Kosovë ia kalon me shikues edhe asaj Belgjikë-Francë

by Nexhat

osova u mposht nga Austria të dielën me rezultat 3-1, në garën për vendin e parë në grup në kuadër Ligës B të Kombeve.

Mirëpo, pavarësisht këtij rezultati, një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga kjo ndeshje.

banner

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e statistikave “Football Meets Data”, përballja e Dardanëve në Austri ka mbledhur më së shumti shikues nga xhiro e dytë e kësaj faze të Ligës së Kombeve (ndeshjet e zhvilluara më 27 dhe 28 shtator), .

Të dhënat, sipas Klankosova.tv, tregojnë se në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë ishin prezentë 47 mijë tifozë.

Ajo çka e bën edhe më interesante këtë shifër është fakti se në këtë xhiro janë përballur edhe dy gjigantët evropianë të futbollit, Belgjika me Francën. Por, këtë ndeshje e ndoqën 40,857 persona nga stadiumi, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Në të dytin është ndeshja Angli-Ukrainë me 43,382 shikues, ndërsa edhe ndeshja tjetër interesante, mes Gjermanisë dhe Greqisë u shikua nga vetëm 28,945 persona në stadium.

Ndeshja me më së paku shikueshmëri në stadium e kësaj xhiroje ishte ajo mes Izraelit dhe Republikës së Irlandës, dy ekipe këto që e përbëjnë grupin 3 ku bën pjesë edhe Kosova.

Këtë ballafaqim e ndoqën nga afër vetëm 319 shikues!

Kujtojmë se Dardanët do të përballen në xhiron e radhës me Izraelin (të enjten, 1 tetor).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy