​Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale

by Nexhat

Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në platformën X duke iu kundërvënë gjykatësit Jack Smith. Grenell shpërndau një postim në faqen e tij zyrtare të senatorit amerikan Chuck Grassley, duke e cilësuar atë si një shkrim ngacmues nga ana e Smith.

“Një banor nga Osage, Iowa, i dhuroi 10 dollarë Presidentit Trump. Jack Smith i kërkoi me anë të një urdhri gjyqësor çekun personal të këtij personi dhe ia dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së së administratës Biden të dhënat e tij private, përfshirë adresën e shtëpisë dhe informacionet bankare”, shkruhej në postim të Grassley, të shpërndarë nga Grenell.

banner

Në postimin që e shpërndau Grenell, autori shprehet kritik ndaj qeverisjes demokrate, duke pretenduar se politikat dhe veprimet e saj kanë pasoja të drejtpërdrejta për banorët e Iowas.

Më vonë, ai ndau edhe një postim kundër gjykatësit amerikan duke e ekspozuar punën e tij.

“Jack Smith u dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, gjatë administratës Biden, numrat e llogarive bankare dhe numrat e rrugëtimit bankar, si dhe adresat e shtëpisë së 4,782 amerikanëve, si pjesë e operacionit “Arctic Frost”, përfshirë të dhënat e 42 banorëve të Iowa-s. Ai pretendon se bëri atë që bëjnë prokurorët e mirë”, shkruhej në tekstin në X.

Këto reagime të fundit nga ana e Grenell, shihen si kritika të ashpra ndaj Smith, gjyqtarit kryesor të trupit gjykues, që dënuan Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy