UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të jenë përgjegjës për ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës në kuadër të UEFA Nations League.
Sfida do të zhvillohet në Nagyerdei Stadion në Debrecen të Hungarisë, të enjten (nesër), me fillim nga ora 20:45.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë rumuni, Radu Petrescu, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Radu Ghinguleac dhe Cosmin Bojan
Ekipi i gjyqtarëve:
Gjyqtar kryesor: Radu Petrescu (Rumani)
Asistentë: Radu Ghinguleac (Rumani), Cosmin Bojan (Rumani)
Gjyqtar i katërt: Florin Andrei (Rumani)
VAR: Cătălin Popa (Rumani)
AVAR: Ovidiu Haţegan (Rumani)
Ndeshja do të luhet në Nagyerdei Stadion në Debrecen, nesër me fillim nga ora 20:45.
Pas humbjes 3:1 nga Austria, “Dardanët” synojnë fitore për të mbetur në hap për kalim në Ligën A të NATIONS LEAGUE.

