PDK lëshon mbledhjen e komisionit për Legjislacion: S’mund të simulojmë normalitet

by Nexhat

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e Përparim Gruda, kanë lëshuar mbledhjen e komisionit për Legjislacion si shenjë proteste, meqë nuk është diskutuar projektligji për Specialen.

Deliu, ka thënë se kjo është jo serioze, dhe se nuk këtë situatë nuk mund të ‘simulohet’’ normaliteti,

banner

‘’Është tërësisht jo serioze që të ftohet komisioni për Legjislacion të trajtojmë sot 6 pika të rendit të ditës, e të mos jetë në shqyrtim ligji për Dhomat e Specializuara. PDK konsideron në këto rrethana nuk ka prioritet më të madh, dhe nuk mund të simulojmë normalitet sot në këtë komision. Ne bashkë me zotin Gruda nuk do të qëndrojmë në mbledhjen e komisionit’’, ka thënë Deliu.

Gruda ka thënë se edhe pikat e tjera të rendit të ditës nuk mund të trajtohen me urgjencë sepse materiali përbëhet nga qindra faqe.

‘’Fillimi duket qartazi nuk duket i mbarë. Kemi marrë një rend dite ku janë 6 ligje, të cilat na kanë ardh dje, asnjë anëtar i komisionit qeto s’ka arrit me i lexu. Këto materiale që përbajnë qindra faqe, e që është jo serioze. Këto materiale nuk mund të trajtohen me kaq urgjencë. Nuk mundemi na me u sjell sikur jemi në kushte normale.’’, ka thënë Gruda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy