PDK-ja do ndryshimin e ligjit për Specialen si prioritet, Kurti: Këto diskutime s’duhet t’i bëjmë në media, jam optimist

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se “ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë” lidhur me ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit.

Kurti tha se votimi i deklaratës së përbashkët në Kuvend lidhur me aktgjykimin dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është “dëshmi e qartë” për këtë.

banner

“Unë nuk besoj që këto diskutime duhet t’i bëjmë në media. Besoj që këto diskutime duhet të zhvillohen midis krerëve të partive, midis subjekteve parlamentare në biseda të brendshme, dhe më pas t’i publikojmë rezultatet e atyre bisedave”, tha ai në një konferencë për media, pasi u pyet për qëndrimin e PDK-së që së pari të arrihet dakordimi për ndryshimin e ligjit për Specialen e më pas të zgjidhet Presidenti.

“Unë jam optimist sepse e kam parë që është e mundshme. Pra, përveçse kemi vullnet, kemi edhe mundësi. E kur ekziston edhe vullneti, edhe mundësia, është mëkat të mungojë suksesi”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy