Nustret Azemi, invalid i luftës nga Gostivari, udhëtoi me biçikletë drejt Prishtinës për t’iu bashkuar protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që u mbajt pasditen e sotme në Prishtinë.
Në protestë morën pjesë veteranë, invalidë dhe ish-ushtarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe jashtë saj.
Protestuesit kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Marshit iu bashkuan edhe të rinj e nxënës nga Vushtrria, duke kërkuar drejtësi dhe liri për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Kronika në vijim sjell detaje

