Të rinjtë protestojnë në Aeroportin e Prishtinës para mbërritjes së Von der Leyen

by Nexhat

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në shenjë protestë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në kohën kur pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Protestuesit janë mbledhur në hapësirat e aeroportit, ndërsa vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turit të saj rajonal.

banner

Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen pritet të zhvillojë takime me krerët institucionalë të vendit

Fillimisht, ajo do të pritet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një takim të paraparë të nisë në orën 12:30.

Më pas, në orën 13:00, Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Komisioni Evropian e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e von der Leyen në Kosovë për 1 tetor.

Pas vizitës në Kosovë, von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy