Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Zyra e Kryeministrit tha se Kurti vlerësoi “zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe rezultatet konkrete që kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës”.
“Në takim u diskutua për vazhdimin e këtij momentumi dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks të veçantë në Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe në fusha si infrastruktura, teknologjia dhe energjia. U diskutua gjithashtu për rrugën europiane dhe proceset integruese”.
ZKM tha se Kurti në këtë takim ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.
“Kurti i uroi ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij”.


