Kenan Yildiz vlen 100 milionë euro – 3 skuadra mendojnë për të për vitin 2027

by Nexhat

Ivlerësuar për jo më pak se 100 milionë euro nga Juventusi, Kenan Yildiz vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të rëndësishme evropiane me në krye Realin e Madridit, për merkaton e verës së vitit 2027.

Që në vitin 2025, futbollisti turk u vu në shënjestrën e skuadrës merenges kur në pankinë ishte Xabi Alonso përpara se Los Blancos të rinovonin kontratën me Vinicius, por paraqitjet e futbollistit 21 vjeçar kanë bërë që te Reali i Madridit mos venitet interesi për të me klubin madrilen që kërkon të sjellë një tjetër yll për repartin ofensiv, shkruan TopChannel.

banner

Juventusi, nga ana e tij, e ka blinduar yllin e tij me rinovimin e kontratës me një pagë prej 7 milionë euro në sezon duke e bërë Yildiz simbolin e rrugëtimit të ri të skuadrës dhe e ka deklaruar të pashitshëm në merkaton e verës. Megjithatë, klubi bardhezi arriti të sjellë në skuadër Kerim

Alajbegovic, një lëvizje kjo që është bërë në mënyrë që pozicioni i Yildiz të jetë i mbuluar në rast se për turkun do të vijë ndonjë ofertë e parezistueshme në verën e vitit 2027 ose nëse Juventusi nuk do të mund të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe klubit do t’i duhet të bëjë një shitje të rëndësishme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy