Projektligji dhe Presidenti – PDK-ja mblidhet sot pas takimeve të fundit të Hamzës me Kurtin

by Nexhat

Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta mbajnë sot në 14:00 një mbledhje të përbashkët.

Në mbledhjen që do të mbahet në selinë e kësaj partie, do të diskutohen rrethanat e reja pas takimeve të fundit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza me kryeministrin dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. 

banner

Në këto takime,Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet miratimi në lexim të dytë i projektligjit, gjë e cila nuk është pranuar nga kreu i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy