Kryeministri Albin Kurti, është pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi rreth takimit të mundshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Ai nuk ktheu përgjigje lidhur me këtë çështje.
Sot është paralajmëruar një takim mes tyre, derisa Hamza ka deklaruar se është i mundshëm.
Sipas raportimeve të Bellagoshit, Hamza ka dalë nga salla plenare së bashku me Rrahman Ramën, ndërsa Kurti me Hekuran Muratin.
Megjithatë, sipas gazetares nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me takimin.

