Avokati kosovar: Projektligji për Specialen s’mund të votohet në lexim të dytë pa kaluar afati prej 72 orësh

by Nexhat

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar për TV Dukagjinin se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të votohet në lexim të dytë pa kaluar afati prej 72 orësh nga miratimi në lexim të parë.

Duke iu referuar nenit 85 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Bajraktari ka thënë se projektligji mund të shqyrtohet në lexim të parë jo më herët se 48 orë pas shpërndarjes së materialit, ndërsa për leximin e dytë duhet të kalojnë të paktën 72 orë nga miratimi në lexim të parë.

banner

Sipas tij, ky afat mund të shmanget vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose emergjente të shpallur.

“Kur jemi te procedurat duhet me pasë parasysh faktin që është neni 85 i Rregullores së Punës së Kuvendit, i cili përcakton afatet dhe mundësinë e shmangies së tyre. Domethënë afati brenda së cilës duhet me u shqyrtu projektligji në lexim të parë është jo më herët se 48 orë pas shpërndarjes së materialit, që ky vetëm është brenda këtyre limiteve. Ndërsa nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar afati prej 72 orësh nga miratimi në lexim të parë, përveç në rast se kemi gjendje të jashtëzakonshme ose gjendje emergjente të shpallur”, ka deklaruar ai.

Bajraktari ka paralajmëruar se shmangia e këtyre afateve mund të sjellë pasoja juridike dhe, sipas vlerësimit të tij, mund të rezultojë edhe me shpalljen jokushtetuese të nismës.

Ai ka thënë se, nëse çështja do të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ekziston precedent për respektimin e afateve procedurale.

Bajraktari ka sugjeruar që, nëse ekziston vullnet për kompromis politik, krahas ndryshimeve për Dhomat e Specializuara të procedohet edhe me çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa votimi përfundimtar i projektligjit të bëhet pasi të kalojë afati 72-orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy