Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Në votim morën pjesë gjithsej 69 deputetë. Driton Gojani ka marrë 62 vota, ndërsa Ymer Fejzullahu ka marrë 7 vota.
Me këtë rezultat, Driton Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së.

