Daut Haradinaj nga AAK-ja është lidhur përmes telefonit në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se duke e njohur Kurti si “mashtrues ordiner”, ka pritur këtë që do ndodh.
Por, ai tha se ka qenë zhgënjim që PDK-ja iu nënshtrua aq lehtë ofertave të tij.
“Duke e njohur mendësinë e Kurtit si mashtrues ordiner e kam pritur që kjo do të ndodh, edhe më shumë zhgënjim ka qenë pse PDK-ja ju ka nënshtru kaq lehtësisht ofertave të tij”, ka thënë Haradinaj.

