Situata në Prishtinë është tensionuar sonte pas protestës së zhvilluar pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në lagjen “Qafa”, Policia e Kosovës ka nxjerrë në terren edhe automjetet e saj të rënda.
Në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës ka përdorur edhe gaz lotsjellës, pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe po pengonin daljen e deputetëve nga objekti.
Situata pranë Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa forca të shtuara policore vazhdojnë të jenë të pranishme në zonë.

