Shtyhet për pak takimi Kurti-Hamza

by Nexhat

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, është shtyrë për pak.

Takimi ishte paralajmëruar të mbahej pas orës 12:00, ndërsa pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

banner

Kjo pasi që të dy ndodhen momentalisht në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila po mbahet.

Ndërkohë, temë e diskutimit mes dy liderëve pritet të jetë miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe çështja e zgjedhjes së presidentit.

Kuvendi tashmë ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa pritet të shihet nëse ai do të kalojë edhe në leximin e dytë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy