Kurti: Ne i bëmë 4 hapa për realizimin e kërkesave të PDK’së, ata asnjë drejt nesh, kjo është e padrejtë

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, përcjell Gazeta Express.

Kurti, ka thënë se partia që drejton ai, VV’ja, ka bërë ‘’katër hapa’’ drejt realizimit të kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, porse, këta të fundit siç ka thënë ai, s’e kanë bërë asnjë, gjë e cila, është e ‘’padrejtë’’ ka thënë ai.

banner

‘’Mos të harrojmë ne vazhdimisht jemi konustruktiv, të përgjegjshëm dhe bashkëpunues. Katër hapa i kemi bërë në drejt të realizimit të kërkesave të PDK’së. E bëmë deklaratën e përbashkët në kuvend, në qeveri e miratuam përgjigjen për nismën ligjore të projektligjit, e thirrem seancën e djeshme me 40 nënshkrimet për trajtimin e atij projektligji, dhe aty e votuam. Këto po i marrin si të mirëqena por do të ishin të pamundura pa votën e VV’së. Për asnjërën nga këto s’patëm asnjë fije hezitimi, ne i bëmë katër hapa drejt tyre, asnjë hap nuk e bëri PDK’ja drejt nesh. Kjo është e padrejtë’’, ka deklaruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy