Kurti për intervenimin e policisë: Janë shumë më tolerantë sesa kur organizoja unë protesta

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një konference për media është deklaruar për protestat e djeshme në Prishtinë.

Kurti, fillimisht tha se ai ka qenë në Kuvend ‘’deri pas mesnate’’, duke shtuar se policia ‘’është jashtëzakonisht më tolerante e profesionale’’ se sa nga koha ku ai organizonte protesta.

banner

‘’Sa i përket protestave, unë mbrëmë deri pas mesnate kam qenë këtu në Kuvend të Republikës. Çdo herë kur janë mbajtur protestat këtu ka  qenë, o në kuvend o në qeveri, asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër. Dhe nuk i di hollësitë e protestave, nuk e di cili është momenti kur policia ndërhyu apo nuk ndërhyju, apo çfarë bënë protestuesit më herët. Por e di që tashmë janë dërguar edhe disa raste në IPK për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar të ndonjë polici. Por nëse ju i shikoni xhirimet e sjelljeve së policëve, tash ka shumë më shumë xhirime se sa para 10 – 15 vjete kur unë i organizoja protestat, e shihni që policia është jashtëzakonisht më tolerante e profesionale’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy