A ishte ligjor votimi i presidentes? Flet juristja Vokshi

by Nexhat

Juristja Krenare Vokshi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të saj juridik, presidentja është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

Duke folur sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Vokshi tha se procesi i zgjedhjes së presidentes kishte nisur gjatë 6 tetorit dhe fakti që disa veprime teknike kanë vazhduar pas mesnatës, duke kaluar në datën 7 tetor, nuk e bën procesin antikushtetues.

banner

“Fillimisht po ndalemi tek çështja e presidentes. Në këtë rast, juristët në fakt kanë mendime të ndryshme. Sigurisht që do të jetë edhe ky një vlerësim i imi, jo ndoshta një interpretim me detyrim të cilin e bën Gjykata”.  

“Unë mendoj që presidentja është zgjedhur në mënyrë kushtetuese, sepse procesi ka filluar të rrjedhë gjatë datës 6 tetor. Pra, edhe pse kanë qenë orët e vona, ndërkohë pas orës 00:00 pas mesnatës, pra që ka kaluar te data 7 tetor, veçse ka filluar një proces teknik i cili aspak nuk është kundërkushtetues”, deklaroi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy