Chelsea e ka rikthyer interesimin për yllin e Manchester Cityt, Rayan Cherki, dhe mund të tentojë transferimin e tij në verën e vitit 2027.
Sipas Fichajes, “Blutë” mund të bëjnë lëvizjen e tyre nëse situata financiare e Manchester Cityt dhe sanksionet ndaj klubit e detyrojnë kampionin anglez të shqyrtojë shitjen e 23-vjeçarit.
Cherki, i cili iu bashkua Manchester Cityt, po monitorohet edhe nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Në garë për francezin janë gjithashtu Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Liverpooli.
Vlera e Cherkit në treg raportohet të jetë rreth 76 milionë funte, shifër që mund ta bëjë transferimin e tij një prej lëvizjeve të mëdha të merkatos së vitit 2027.
Chelsea tashmë e ka rikthyer emrin e tij në listën e objektivave dhe situata te Manchester City mund të jetë vendimtare për të ardhmen e francezit.

