Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos nëse situata te Manchester City çon drejt largimit të tij.
Sipas Football Insider, sulmuesi norvegjez 26-vjeçar do ta preferonte një transferim te Barcelona, në rast se vendos të largohet nga “Qytetarët”. Haaland thuhet se është i tërhequr nga mundësia për të luajtur në La Liga.
Në garë për të ardhmen e tij është edhe Real Madridi, ndërsa Arsenali gjithashtu po e monitoron situatën.
Raportohet se si Arsenali, ashtu edhe Real Madridi kanë kontaktuar tashmë me kampin e Haalandit për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij.
Barcelona, ndërkohë, është e gatshme të futet në garë për norvegjezin nëse ai vendos se dëshiron të largohet nga Manchester City.
Kështu, në rast të një divorci mes Haalandit dhe Cityt, Barcelona raportohet të jetë destinacioni i preferuar i sulmuesit, përpara Arsenalit dhe Real Madridit.

