Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje

by Nexhat

Opinionistja Meliza Haradinaj është shprehur se vonesat e krijuara gjatë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje kanë qenë, sipas saj, pjesë e një qëllimi politik të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka deklaruar se beson se Kurti ka synuar që t’ia pamundësojë presidentes Vjosa Osmani vazhdimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

banner

“Unë mendoj se të gjitha vonesat që janë bërë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje është rezultat i qëllimit politik të z.Kurti që t’ia pamunësojë znj.Osmani të qëndrojë edhe një mandat presidente”, u shpreh ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy