Hasani për zgjedhjen e Presidentes:  Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se kalimi i afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese, përderisa procesi i votimit ka nisur brenda afatit.

Në një prononcim për KosovaPress, Hasani tha se rëndësi ka që procesi të ketë nisur me kohë, ndërsa numërimi dhe shpallja e rezultatit mund të zgjasin edhe disa minuta përtej afatit.

banner

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, tha Hasani.

Ai theksoi se Kuvendi nuk konsiderohet i shpërndarë vetëm për shkak të kalimit të afatit, pasi për këtë nevojitet një dekret formal.

“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, u shpreh ai.

Hasani tha gjithashtu se nëse presidenti zgjidhet pas kalimit të afatit të 6 tetorit, kjo do të ishte në të mirë të vendit.

“Bëhet mirë për Kosovën. Sot fitoi Kosova, sepse, në momentin e fundit, vendi fitoi institucionet me mandat të plotë kushtetues”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy