Ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të zgjedhur, Justina Shiroka-Pulës, në Presidencë.
Haxhiu e uroi për pozitën e re, ndërsa Shiroka-Pula u zotua se do të punojë për qytetarët.
Para se të hynin në Presidencë, Shiroka-Pula u prit me ceremoni zyrtare në prani të qeveritarëve, ish-presidentëve, si dhe trupit diplomatik në vend.

