Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

by Nexhat

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga sulmet e kryera gjatë natës në pjesën qendrore dhe lindore të Ukrainës, në atë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si një nga sulmet “më të neveritshme” të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës tha se një ndërtesë banimi në Pryluky, në rajonin e Chernihivit, është shkatërruar, duke e cilësuar sulmin si një “dhuratë” për ditëlindjen e Vladimir Putinit, i cili të mërkurën mbush 74 vjeç, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

banner

Sulmet kanë goditur gjithashtu Kievin, Dnipron, Kremenchukun, Zaporizhzhian dhe Oleksandriyan.

Zelensky tha se Ukraina ka goditur objektiva në rajonet ruse Perm, Samara dhe Astrakhan gjatë 24 orëve të fundit. Ai shtoi se “ka pasur gjithashtu një përgjigje në Detin e Zi”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Moska ende nuk ka komentuar sulmet e fundit.

“Rusët donin të godisnin në mënyrë të dhimbshme dhe demonstrative”, tha Zelensky, duke shtuar se gjithsej janë hedhur 70 raketa.

Në një postim në rrjetet sociale të mërkurën në mëngjes, Zelensky tha se pesë persona ishin vrarë dhe 26 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, ishin plagosur nga një sulm në një ndërtesë pesëkatëshe banimi në Pryluky.

Ai shtoi se ende mund të ketë persona të bllokuar nën rrënoja.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës raportoi më vonë se numri i viktimave në Pryluky ishte rritur në 16, përfshirë trupat e katër fëmijëve.

Gjithsej 50 persona janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy