Festën më të rëndësishme gjermane e kremtuan me miq kosovarë.
Gjithë mysafirët u bënë bashkë për ditën e Unitetit të Gjermanisë duke kujtuar fuqinë që ka historia e bashkimit të Gjermanise Lindore e Perëndimore më 1990.
Nën patronatin e ambasadës gjermane në kremtën brenda hapësirave të Klan Arenës shkuan përfaqësues të shumtë të të dyja shteteve, ambasadorë, e pjesëtarë të KFOR-it
Diplomati gjerman tha se ka shumë shpresa për rininë kosovare.
E për kontributin e shtetit që Rainer Rudolph përfaqëson pati shumë falënderime kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Haxhiu shtoi se do të punojnë edhe më shumë për të thelluar bashkëpunimin me Gjermaninë/KlanKosova

