Shtetet përkrahëse të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dalin me qëndrim të përbashkët pas sanksioneve të SHBA’së

by Nexhat

Shtatë shtete, përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj sanksioneve të Shtetetev të Bashkuara të Amerikës ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e GJPN-së.

banner

“Si mbështetës të përkushtuar të GJPN-së, shprehim keqardhjen dhe kundërshtimin tonë të fuqishëm ndaj njoftimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Shtetet nënshkruese kanë vlerësuar punën e Gjykatës për përgatitjen ndaj masave të paralajmëruara, me qëllim që ajo të vazhdojë përmbushjen e mandatit të saj në bazë të Statutit të Romës.

Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se, nëse zbatohen, sanksionet do të kenë ndikim të konsiderueshëm në punën e Gjykatës, në stafin e saj dhe në familjet e tyre.

Sipas deklaratës, punonjësit e GJPN-së angazhohen çdo ditë për të sjellë para drejtësisë personat e akuzuar për krimet më të rënda ndërkombëtare dhe për të mbështetur viktimat e tyre.

Shtatë shtetet kanë theksuar se mbeten të bashkuara në mbështetjen e tyre për Gjykatën dhe të përkushtuara ndaj dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës me shtetet që nuk janë palë në Statutin e Romës.

Ato kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin në mbështetje të punës së GJPN-së, ruajtjen e sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe avancimin e llogaridhënies.

Deklarata vjen në prag të Asamblesë së Shteteve Palë të GJPN-së, e cila pritet të mbahet në dhjetor të vitit 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy