Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt.
Në njoftimin e FSK-së theksohet se kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, “duke siguruar zbatimin e standardeve të larta profesionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së afërt”.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë:
“Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike.
Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale”, vijon njoftimi.
Pamje:

