Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

by Nexhat

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.

”E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

banner

Roth tha se votuesit serbë duhet të dinë se kjo rrugë “çon drejt luftës” dhe kërkoi ndaljen e fondeve europiane për Serbinë.

“Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në X

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy