Milani i kthen sytë kah shënjestra e Realit, për ta zëvendësuar Modricin

by Nexhat

Real Madridi e ka identifikuar repartin e mesfushës si një nga sektorët kryesorë të skuadrës që ka nevojë për përforcime vitin e ardhshëm.

Pasi dështoi ta transferonte Rodrin gjatë verës së kaluar, klubi madrilen e kupton se është i nevojshëm një transferim i madh në këtë pozitë.

banner

Disa emra tashmë janë lidhur me klubin nga kryeqyteti spanjoll si objektiva të mundshëm, ndërsa njëri prej tyre është talenti në ngritje i Bournemouthit, Alex Scott.

Në fakt, Real Madridi e ka vëzhguar nga afër reprezentuesin e Anglisë këtë sezon dhe po vazhdon ta përcjellë zhvillimin e tij në Premierligë.

Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar tashmë po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Sipas “Tutto Mercato”, siç raporton “AS”, gjiganti italian Milani e ka vënë në shënjestër Scottin për ta zëvendësuar legjendën e Real Madridit, Luka Modric, sezonin e ardhshëm.

Modric, në moshën 41-vjeçare, po hyn në fazën e fundit të karrierës së tij, ndërsa kontrata me Rossonerët i skadon në fund të këtij sezoni.

Për këtë arsye, gjigantët e Serie A do të kenë nevojë të sigurojnë një zëvendësues dhe duket se e kanë identifikuar Scottin, i cili është gjithashtu në radarët e Real Madridit, si një mundësi.

Përveç Milanit, interesim për yllin 23-vjeçar të Anglisë kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Liverpooli, të cilët madje mund të jenë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për të që në janar.

Kjo e ndërlikon situatën për Real Madridin, i cili në kushte ideale do të priste deri në verën e vitit 2027 për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Për më tepër, raportimi thekson se Bournemouthi e vlerëson Scottin rreth 50 milionë euro, një shumë që mund të përbëjë problem për Milanin.

Megjithatë, kjo shifër nuk duhet të jetë pengesë për Real Madridin. Sidoqoftë, konkurrenca në rritje për shërbimet e 23-vjeçarit mund ta rrisë edhe më shumë çmimin, duke e ndërlikuar situatën.

Për momentin, interesimi i Real Madridit për Scottin është kufizuar në vëzhgimin e tij, përcjelljen e përparimit dhe përpilimin e raporteve për të.

Mbetet të shihet nëse ky interesim do të shndërrohet në një qasje zyrtare dhe ofertë gjatë verës apo që në afatin kalimtar të janarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy