Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

by Nexhat

Manchester Unitedi pritet ta shfrytëzojë përballjen me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve për të vëzhguar nga afër një prej objektivave të mundshëm për afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do ta përcjellë me vëmendje paraqitjen e Giuliano Simeones, për të cilin klubi anglez raportohet se ka shfaqur interesim.

banner

“Djajtë e Kuq” thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte për reprezentuesin argjentinas gjatë afatit kalimtar dimëror. Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta largojë futbollistin në këtë fazë. Simeone, 23 vjeç, e ka vazhduar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2030, ndërsa klauzola e tij e lirimit raportohet të jetë 500 milionë euro.

Manchester Unitedi synon të përfitojë nga kjo përballje evropiane për të vlerësuar më nga afër cilësitë e futbollistit, i cili mund të jetë një nga emrat që do të ndiqen gjatë muajve të ardhshëm.

Ndeshja Atletico Madrid – Manchester United zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, skuadra e Carrickut vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Tottenhamit në Premierligë, rezultat që e ka vazhduar serinë zhgënjyese në kampionat, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e zhvilluara. Në garat evropiane, Unitedi e nisi me fitore bindëse 4-0 ndaj Sabahut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy