Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit, donacioni synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës.
Sindikata ka falënderuar donatorin për kontributin, duke theksuar se mbështetja është në funksion të përmbushjes së detyrave të Policisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve

