Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

by Nexhat

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka arritur të tërheqë vëmendjen me performancën e tij duke dyfishuar performancën e tij nga sezoni i kaluar në tetë javët e para të sezonit.

Sipas mediumit turk “Sabah” ylli me përvojë i Fenerbahçes, Vedat Muriq i cili ka shënuar 7 herë në ligë këtë sezon, shënoi 4 gola në 8 javët e para të sezonit të kaluar ndërsa luante për Mallorcën në LaLiga,

banner

Muriqi, i cili pësoi një dëmtim në fillim të sezonit dhe luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes kundër Gençlerbirliği, të cilën Fenerbahçe e humbi 2:1, shënoi nga një gol në secilën prej ndeshjeve kundër Konyaspor dhe Samsunspor, ku ai luajti si titullar në formacionin e parë

Sulmuesi me përvojë, i cili dha një shfaqje me 4 gola në fitoren historike 8:0 kundër Eyupspor, shënoi edhe kundër Alanyas, pavarësisht se u aktivizua vetëm për 9 minutat e fundit, .

Muriqi ndan vendin e parë në listën e golashënuesve me Salahun dhe Orbanin me 7 golat e tij. Ylli kosovar, i cili e përfundoi LaLigën sezonin e kaluar me 23 gola, përfundoi i dyti në garën për golashënues pas Mbappe të Real Madridit (25).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy