Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mbështetje për Policinë e Shtetit, në kohën kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të studentëve.
Rama ka vlerësuar punën e zyrtarëve policorë, duke përmendur incidentet me hedhje gurësh dhe zjarrvënie gjatë protestave.
Ai u ka bërë thirrje policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.
“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka shkruar Rama

