Lajm i keq për Barcelonën, Olmo pritet të mungojë një muaj

by Nexhat

Barcelona ka marrë një tjetër goditje pas humbjes ndaj Paris Saint-Germainit.

Mesfushori Dani Olmo ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjes në Paris, duke u detyruar të largohet nga fusha pas rreth 30 minutash lojë.

banner

Sipas informacioneve të bëra publike, futbollisti spanjoll ka pësuar një këputje të muskulit aduktor në këmbën e majtë. Ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth katër javë.

Mungesa e Olmos përbën një shqetësim shtesë për Barcelonën, e cila përveç rezultatit negativ ndaj PSG-së, duhet të përballet edhe me mungesën e një prej lojtarëve të saj në javët e ardhshme.

Stafi mjekësor i klubit do të ndjekë procesin e rikuperimit të mesfushorit, me synimin që ai të rikthehet në dispozicion të skuadrës pasi të jetë shëruar plotësisht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy