Behramaj i del krah Grudës: Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë, mbaje kokën lart dhe bëhu gati për garë

by Nexhat

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me kërkesën e kësaj partie për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga presidentja.

Përmes një statusi në Facebook, Behramaj i ka dalë në mbrojtje Grudës, duke thënë se ai është vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe se po detyrohet të përballet me, siç i ka quajtur ai, intriga dhe konspiracione rreth ligjit.

banner

Ai i ka bërë thirrje Grudës që të mos ndikohet nga kritikat dhe ta mbajë kokën lart, duke i dhënë edhe një mesazh për zhvillimet e ardhshme politike.

Postimi i tij, pa ndërhyrje:

Përparim Gruda po me vjen keq qe per arsye qe ne i dime, po duhet te tolerohen intrigat dhe konspiracionet qe po “ziejne” rreth ligjit. Je vendosur padrejtesisht ne kete pozite dhe te ka rene hise te durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje koken lart dhe ndjehu krenar!

Edhe behu gati per gare!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy