Ergys Agasi, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij.
Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës.
Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.

