Kurti: Presim që Raporti i KE-së të pasqyrojë progresin e arritur të Kosovës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin irlandez të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, në margjinat e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi.

Kurti e falënderoi Byrne për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës për Kosovën dhe për kontributin në sigurinë e vendit përmes KFOR-it.

banner

Ai bëri të ditur se mbi 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë irlandeze kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999, ndërsa më shumë se 1 mijë refugjatë shqiptarë të luftës kishin gjetur strehim në Irlandë.

Kurti shkroi në Facebook se se me partnerët ndërkombëtarë po punohet që progresi demokratik dhe përkushtimi evropian i Kosovës të përkthehen në hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë drejtim, biseduam për avancimin e nevojshëm të Kosovës në këtë rrugë. Muaji nëntor është i rëndësishëm dhe presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur dhe që ky progres të marrë formë konkrete përmes marrjes së pyetësorit të Komisionit Evropian”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy