Gjilani dhe Llapi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në një përballje të luftuar, të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me skuadrat që u desh të prisnin deri në minutat e fundit për ta përcaktuar rezultatin përfundimtar.
Ardian Limani ishte ai që e kaloi Gjilanin në epërsi në minutën e 69-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase dhe shpresën për t’i arkëtuar tri pikët.
Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe arriti ta gjejë golin e barazimit në minutën e 88-të, kur Arbnor Aliu shënoi për 1-1, duke ia siguruar skuadrës nga Podujeva një pikë nga kjo përballje.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit.
Kështu, Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar.
Gjilani i ka 18 pikë nga 11 ndeshje, derisa Llapi i ka pesë pikë.

