Të hënën do të depërtojë një front i ftohtë, me ç’rast moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale shiu. Në zonat malore priten reshje bore. Vonë pasdite, vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht nga veriu drejt jugut.
Era do të fryjë veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-46 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.

