BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

by Nexhat

Komisioni Evropian ka miratuar planin e veprimit të platformës kineze Temu për të korrigjuar shkeljet e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), që lidhen me detyrimet ligjore për vlerësimin e rreziqeve, veçanërisht për përhapjen e produkteve të paligjshme në tregun e saj online.

Kompania kineze do të ketë katër muaj kohë për të zbatuar masat e parashikuara në plan. Ato përfshijnë kontrolle mbi sistemet e moderimit të përmbajtjes, algoritmet e rekomandimit dhe praktikat manipuluese në publikimin e njoftimeve të produkteve.

banner

Plani do t’i nënshtrohet gjithashtu një verifikimi të jashtëm dhe të pavarur.

Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e masave, pasi në maj të vitit 2026 i vendosi Temu-t një gjobë prej 200 milionë eurosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy