Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

by Nexhat

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zhur të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të lënduarit janë paraqitur në Emergjencën e spitalit rreth orës 17:30.

banner

Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm

Ndërkaq, tre personat e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa një në Repartin e Kirurgjisë.

Sipas spitalit, gjendja e përgjithshme e tre pacientëve që po trajtohen në Gjakovë është stabile

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy