Një person ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes, Rugova tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti.
“Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ai shtoi se policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

